
Sekou Camara u detyrua të largohej nga fusha e blertë mbrëmjen e sotme pas përplasjes me një nga lojtarët e Tiranës. Trajneri i durrsakëve, Bledi Shkëmbi u detyra ta nxjerrë jashtë fushës lojtarin për ta zëvendësuar këtë të fundit me Vecajn.
Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të lojtarit, diçka e cila do të mësohet në orët e ardhshme. Një dëmtim i mundshëm i lojtarit nga Guinea do t'i prishte punë trajnerit Shkëmbi që e ka pikë referimi 21-vjeçarin.
Poll