
Juventusi luajti ditën e djeshme sfidën e javës së 5-të të Serie A ndaj Veronës. Bardhezinjtë barazuan sërish 1-1 duke mos arritur të rikthehen te fitorja. Përveç rezultatit ai që shqetësonte më shumë në kampin bardhezi ishte gjendje e Bonuccit. Kapiteni la fushën e lojës i dëmtuar dhe ditën e sotme klubi ka zbuluar gjendjen e tij.
Në faqen zyrtare, Juventusi bën me dije se mbrojtësi nuk ka asnjë problem muskulor, por gjendja e tij do të monitorohet ditë pas dite, ndërsa sfida ndaj Barcelonës në mesjavë mund të jetë në dyshim edhe pse nuk ka një vendim final.
Postimi i Juventusit:
"Përditësimi për Leonardo Bonucci: testet që iu nënshtrua sot nuk zbuluan ndonjë dëmtim të muskujve në kofshën e tij të djathtë, prandaj gjendja e tij do të monitorohet dita ditës".