Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U largua nga drejtimi i skuadrës, Valeverde i jep "lamtumirën" përmes një letre: Rroftë Barcelona, rroftë Katalunja!

Shkruar nga NEWSPORT
U largua nga drejtimi i skuadrës, Valeverde i jep

Ernest Valverde është larguar nga drejtimi i Barcelonës. Trajneri i njohur spanjoll s'mund t'i kthente shpinën katalanasve pa një letër lamtumire. Përmes një mesazhi emocionues, ish-timonieri i i Barçës pasqyron shkurtimisht gjithçka ka kaluar për 2 vite rresht në një skuadër me Leo Mesin.

Në fjalën e tij për tifozët shkruhej: "Aventurës sime si trajner të Barcelonës i erdhi fundi. Kam kaluar dy sezone shumë të mëdha. Në këtë periudhë kam përjetuar momente shumë të bukura duke festuar fitoret dhe titujt, por edhe ato të tjera të vështira. Por mbi të gjitha dua të nënvizoj përvojën dhe dashurinë që kam marrë nga tifozët në këtë rrugë timen.

Unë dua të falënderoj Presidentin Bartomeu dhe drejtorin për mundësinë që më dhanë si trajner për të drejtuar këtë ekip dhe besimin e tyre gjatë gjithë kësaj kohe. Do të dëshiroja të falënderoja edhe për përkrahjen e marrë nga të gjithë njerëzit që më kanë shoqëruar këtu gjatë këtyre dy sezoneve e gjysmë dhe veçanërisht për ata që punojnë në ekip. Gjithashtu dua të falënderoj lojtarët për punën dhe përpjekjet që na kanë lejuar të fitojmë katër trofe së bashku. Ju uroj të gjitha më të mirat, si dhe teknikun e ri, Quique Setien. Një përqafim për të gjithë. Rroftë Barcelona! Rroftë Katalunja", shkruan Valeverde.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga