Eni Imami ka reaguar pas fitores 2-1 të Tiranës kundër Partizanit. Qendërmbrojtësi kryeqytetas u fut në lojë vetëm në fund të takimit, megjithatë mesazhi i tij është i qartë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, shtatlarti falënderon të gjithë për kontributin e dhënë. I bën thirrje shokëve të skuadrës ta mbajnë kokën lart, pasi sfida të tjera i presin përpara.
“Sigurisht që do doja të jepja kontributin tim shumë më shumë në fushë, por futbolli kështu është. Një herë po, një herë jo!
Faleminderit të gjithëve çunave për atë super ndeshje dhe super emocione që vetëm futbolli t’i jep. Kokën lart tani, kemi të tjera akoma dhe më të vështira”, shkruan Eni Imami.