
Sabastien Haller do të futet në kemioterapi. Sulmuesi i Borussia Dortmund është diagnostifikuar me tumor në testikuj. Pas analizave të bëra ka rezultuar se sëmundja duhet ndjekur në mënyrë rigoroze, pasi fatkeqësisht është malinj. Ai ka kryer një ndërhyrje kirugjikale për heqjen e masës tumoriale, ndërsa do të vijojë me kemioterapinë. 28-vjeçari u bashkua me gjermanët në këtë merkato vere për shifrën e 34.5 milionë eurove.
Drejtori sportiv i Dortmund, Sebastian Kehl ka thënë: “Operimi ka shkuar shumë, shumë mirë dhe ai është rrugës së rikthimit të tij. Ai është super mirë dhe pozitiv, si dhe ka dërguar një mesazh për skuadrën: Kryeni punën e juaj, jepni çdogjë. Të jeni të sigurt që kur të kthehem ne të jemi në garë’. Djemtë do ta bëjnë këtë për të. Haller do të hyjë në tretman të kimioterapisë. Sabastien tani do të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm. Mundësitë që ai të shërohet janë shumë të mira. Ne i dëshirojmë atij dhe familjes së tij optimizëm dhe forcë dhe ndjenjat tona do të jenë më ta gjatë kësaj periudhe të vështirë”, ka shtuar Kehl.