Mbrëmjen e djeshme në Lezhë, dy futbollistë të Besëlidhjes Isak dhe Omar Kamara kanë rënë pre e dhunës nga disa persona pas asnjë motiv.
Në një prononcim të dhënë për “Ora News”, lojtartët janë shprehur se gjithçka ka ndodhur për shkak të ngjyrës, ku janë goditur me shkopa dhe grushta.
“Ishin tre djem që na shajtën. Na shajtën për shkak të ngjyrës. Tre djemtë erdhën e na goditën me grusht dhe shkopa.”-thanë futbollistët.
Në fakt, racizimi nuk është se ekziston vetëm në vendin tonë, por edhe më gjerë se kaq. Kujtojmë këtu pak kohë më parë kur në ndeshjen Inter-Napoli, tifozët zikaltër kanë thirrur kore raciste drejt lojtarit Koulibaly, gjë që më pas sollën edhe dënimin e Interi për disa ndeshje pa tifozë në shkallët e stadiumit.