Tirana do të zbresë ditën e sotme në fushë ndaj Laçit. Bardheblutë presin në “Selman Stermasi”, kurbinasit në orën 17:00, po ky takim do të luhet pa prezencën e tifozëve për shkak të dënimeve nga Disiplina. Lidhur me këtë ndeshje ka reaguar edhe tifogrupi “Capital Crew”, që u dënuan për të mos qenë prezent në stadium për gjithë sezonin për shkak të incidenteve në derbi. Por edhe pse nuk do të jenë në sadium, tifozët shprehen se me zemër janë në “Selman Stermasi”, për të mbështetur Tiranën në çdo ndeshje.
Postimi i tifogrupit “Capital Crew”:
Sot Tirona – laci
Megjithse te denuar nga Shteti dhe F$HF, sepse pasioni jone i verbon, sot zemra jone eshte aty ku lujane 27 here Kampionet e Shqipnis.
Genetika Bardh e Blu nuk njeh kundeshtar, po njeh vetem fitore.
Fitoni per te rikthyer ate qe meriton Tirona dhe i gjithe Kryeqyteti.
FORCA TIRONA
