Shqipëria u godit mëngjesin e sotëm nga një tërmet i fuqishëm 6.4 ballë duke shkatuar shumë dëme si dhe viktima në njerëz. Lëkundjet e forta u ndjen në të gjithë vendin, por zona e Durrësit dhe Thumanës ishin zonat më të prekur nga këto lëkundje. Deri më tani raportohet për 20 viktima dhe me qindra të plagosur.
Shumë njerëz, janë solidarizuar me këtë situatë që po kalon vendi jonë dhe një tjetër shembull vjen nga lojtarët e ekipit të Kategorisë së Dytë, Këlcyra. 4 futbollistët e dënuar për jetë nga Disiplina, Renis Spahiu, Entiljon Kamberaj, Aristidh Coli dhe Sajmir Kule në një bisedë me drejtuesit e klubit kanë vendosur që rrogat e muajit nëntor t'I japin për banorët e prekur nga tërmetet. Një tjetër gjest për t'u vlerësuar dhe të tilla momente bëjnë bashkë të gjithë shqiptarët.
