Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

U dëmtua në ndeshjen e djeshme me Kombëtaren U-21, PARTIZANI zbulon gjendjen e Esat Malës

Shkruar nga NEWSPORT
U dëmtua në ndeshjen e djeshme me Kombëtaren U-21, PARTIZANI

Partizani vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Laçit. Kampionët e Shqipërisë do të luajnë në transfertë ditën e diel në orën 16:00. Ditën e sotme skuadra ka vijuar përgatitjet si zakonisht në Elbasan në kompleksin "Pepa", aty ku është zhvendosur që nga fillimi i sezonit. Me ekipin ditën e sotme është bashkuar edhe Esat Mala.

 Mesfushori ishte pjesë e Kombëtares U-21 dhe pas ndeshjes së djeshme është bashkuar me pjesën tjetër të lojtarëve. Mala la fushën e lojës ditën e djeshme për shkak të një dëmtimi, por mesa duket nuk ka qenë aspak serioz. Një lajm i mirë për Partizanin pasi në fundjavë do të ketë një sfidë delikate si ajo ndaj Laçit.

Postimi i Partizanit:

Esat Mala i bashkohet ekipit.

Skuadra po vijon përgatitjet për sfidën ndaj Laçit në program të dielen. Seanca e radhës është zhvilluar paradite si zakonisht në kompleksin sportiv "Pepa" në Elbasan.

Sot grupi është plotësuar edhe me Esat Malën, teksa mesfushori është vënë nën urdhrat e trajnerit Franko Lerda pas impenjimeve me ekipin përfaqësues U-21. Skuadra sot ka zhvilluar një seancë me karakter tekniko - taktik. Përgatitjet do të vijojnë të mërkurën në kompleksin sportiv "Pepa" në orën 10:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga