
Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema u dëmtua mbrëmë ndaj Sociedadit, duke lënë fushën e lojës pas 17 minutash. Kjo shqetësoi jo pak kampin madrilen, por si duket gjërat nuk janë serioze. Francezi u dëmtua në kofshën e majtë dhe sipas analizave të bëra, ai nuk do mungojë gjatë.
Futbollisti do mungojë ndaj Interit në mesjavë, por do rikthehet në fundjavë, në kampionat. Karim Benzema mbetet një nga më të mirët që ka në skuadër Ancelotti, teksa edhe pse vitet kalojnë, është një sulmues klasi. Këtë sezon, 33 vjeçari ka realizuar 12 gola.
Poll