Barcelona u përball me Sevillan në kuadër të javës së 8-të të La Liga-s, një takim që përfundoi me shifrat 1-0 në favor të katalanasve. Por kjo fitore duket se nuk festohet siç duhet në kampin e Barçës.
Dëmtimi i Raphinas shqetëson stafin e blaugranave. Sulmuesi brazilian la fushën e lojës në minutën e 37-të dhe tashmë është mësuar edhe gjendja e tij.
“Testet e bëra te lojtari i ekipit të parë, Raphinha, tregojnë se ai ka një dëmtim në kofshën e djathtë. Ai nuk është i disponueshëm për përzgjedhje dhe rikuperimi i tij do të diktojë rikthimin e tij”, ka shkruar Barcelona.
Gjithsesi sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle bëhet me dije se lojtari mund të mungojë 3-4 javë dhe rikthimi i tij në fushë pritet në “El Clasico” ndaj Real Madrid më 28 tetor.
̀
Les proves realitzades han mostrat que té una lesió al bíceps femoral de la cuixa dreta. És baixa i la seva evolució en marcarà la disponibilitat. pic.twitter.com/Tf9iVKG25b
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) September 30, 2023