
Jahmir Hyka është bashkuar me Kombëtaren në kompleksin "Tropikal". Shtatshkurtri kuqezi u bllokua për 24 orë në aeroportin e Romës për shkak të një greve që kompania ajrore po zhvillonte.
Ai së bashku me pjesën tjetër të skuadrës janë vënë nën urdhrat e trajnerit Xhani de Biazi për të qenë sa më në formë për ndeshjen me Italinë. Ndërkohë tekniku italian nuk ka lejuar sërish praninë e medies gjatë seancës stërvitore, në mënyrë që lojtarët e tij të jenë sa më të qetë në vigjilje të përballjes me "Axurrët".
Poll