
Ai u ble për të bërë ndryshimin, por asnjëherë nuk e arriti këtë gjë. Trajneri i Atletikos, Simeone ndihet "i tradhëtuar" nga Joao Felix. Ky i fundit u ble nga Benfica për një shifër që me bonuse shkon në 100 milionë, por deri tani kemi parë vetëm katër gola dhe shumë pak depërtime. Analistët në Spanjë e cilësojnë si një blerje të dështuar, pasi Felix nuk përshtatet me lojën e madrilenëve. Atletico luan një futboll mbrojtës ndërsa teknika e portugezit është krejt e kundërta. Në pritje të verës, Felix mund të zgjedhë divorcin.
Duke pasur parasysh shpenzimet e bëra, paratë nuk janë justifikuar. Drejtuesit e Atletikos e cilësojnë atë të Felix si një çështje me vete. Ata do ishin të kënaqur edhe nëse do e shisnin me gjysmën e çmimit. Gjithsesi, koha do tregojë se kush ka të drejtë. Në një skuadër tjetër, mundësitë që ai të shpërthente do ishin me të mëdha.