Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

U bashkua me skuadrën e parë, talenti Ismailgeci: Tirana skuadra më e madhe në Shqipëri, kam idhull Karabecin

Shkruar nga NEWSPORT
U bashkua me skuadrën e parë, talenti Ismailgeci: Tirana skuadra

Tirana nuk ka bërë ende asnjë afrim në markato, por trajneri Mema ngushëllohet me lojtarët e rinj që ka në skuadër të ardhur nga akademia e Tiranës. Aktualisht në skuadër janë 4 lojtarë të akademisë që përdoren më së shumti nga trajneri gjatë dy fazave të para të kampinatit, Albi Doka, Erjon Hoxhallari, Dorjan Kërçiku dhe Grent Halili. Gjatë minifazës përgatitore ka rënë në sy dhe Ernest Muçi i cili ka arritur të shënoi 3 gola gjatë ndeshjeve miqësore. Po përveç Muçit në skuadër janë afruar dhe dy lojtarë të tjerë të rinj, Jurgen Celhaka dhe Marsel Ismailgeci janë bashkuar me skuadrën e parë. Në një intervistë për "SuperSport" mbrojtësi i majtë Ismailgeci është shprehur i lumtur që i bashkohet skuadrës së parë dhe beson se Tirana do t'ia dal në dy fazat e tjera.

"Është kënaqësi të luash me Tiranën, është klubi më i mirë dhe më i madh në Shqipëri", është shprehur mbrojtësi.

3 futbollistët e afruar së fundmi kanë qenë së bashku edhe me kombëtaret, ndërsa ëndërrojë dhe Kombëtaren e madhe. "Kemi qenë së bashku tek përfaqësuesja U-19, shpresojmë që të jemi edhe te Shpresat dhe në kombëtaren e madhe së bashku. Te Tirana ka shumë të rinj të talentuar dhe me të ardhme përpara. Besoj që në këto dy faza do t'ia dalim dhe do bëjmë mirë".

Ismaligeli tregon dhe idhullin e tij te Tirana, por edhe jashtë saj. "Idhulli im është Messi, te Tirana, kapiteni Karabeci", përfundoi talenti i skuadrës bardheblu i cili ka debutuar sezonin e kaluar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga