
Vesel Limaj është lojtari I fundit që është bashkur me Kukësin. Mesfushori u rikthye ditën e djeshme në Shqipëri pasi gjatë kësaj kohe pandemie ndodhej në Gjermani dhe e kishte të pamundur kthimin. Limaj është bashkuar direkt me skuadrën në stërvitje pasi me masat lehëtësuese është hequr vetkarantinimi dhe pas kontrolleve ka nisur stërvitjen. Në një prononcim për faqen e klubit, mesfushori u shpreh I lumtur për rikthimin, ndërsa zbulon edhe gjendjen e tij fizike.
“Ndihem shumë mirë dhe jam shumë I lumtur që jam bashkuar me skuadrën dhe mezi pres që të filloj kampionati dhe të arrij formën time. Më ka munguar shumë futbollit pasi jemi mësuar që të jemi në aktivitet gjithë kohën e jam I lumtur që më në fund jam bashkuar me ekipin”.
Gjendja fizike? “Mirë jam fizikisht dhe jam stërvitur me ato kushte që kam pasur, por normale që më duhet pak kohë që të arrij formën e duhur fizike”.