Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Turpërohet" Laçi, ekipi i Kategorisë së Parë i bën "gjëmën" kurbinasve

Shkruar nga NEWSPORT
"Turpërohet" Laçi, ekipi i Kategorisë së

Miqësore/ Laçi 0-2 Besëlidhja (Hajdari, Merdini)

Pushimet dimërore i kanë shërbyer skuadrave që të përgatiten në maksimum për javët e mbetura në kampionat. Mes stërvitjes intensive, janë edhe miqësoret që klubet kanë mundur të programojnë me njëra-tjetrën. Një e tillë është luajtur sot në Laç, aty ku të besuarit e Armando Cungut nuk kanë mundur të shpëtojnë "fytyrën".

Besëlidhja që militon në Kategorinë e Parë ka dalë e fituar nga ndeshja miqësore që është luajtur mesditën e sotme në stadiumin e Laçit. Me nga një gol në secilën pjesë, lezhjanët ia kanë dalë të mposhtin 0-2 kurbinasit, që kanë eksperimentuar në këtë takim. Trajneri i kurbinasve, Armando Cungu ka hedhur në fushë pjesën më të madhe të lojtarëve, duke iu dhënë mundësinë të provojnë veten në miqësore.

Tags:

Vendi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga