ZV. Kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe ka "shpëryer" ndaj Presidenti Meta, presidenti të FSHF-së, Armand Duka dhe Presidentit të FFK, Agim Ademi. Që të 3 ishin të pranishëm në stadiumin "Elbasan Arena" për të ndjekur nga afër sfidën miqësore Shqipëri-Kosovë, ndërsa që të 3 nuk po mbanin maskë duke mos respektuar ligjin e vendosur nga Qeveria. Për këtë shkelje të ligjit, Braçe shkruan se kjo është një turp dhe këta janë një turp që sfiojnë ligjet.
"Ky është turp dhe këta janë një turp! Sfidë më të qartë ligjjit, rregullit, por dhe përqeshje më të madhe ndaj çdo qytetari që i bindet ligjit dhe rregullit se kjo e ktyre tre "Presidentëve", nuk ka!
Shihni, as maskë-detyrim ligjor, as distancë fizike. Me duar të pista janë gjithë ditën. Jam i bindur që çdo kufizim për njerëzit e zakonshëm, çdo rregull e ndëshkim për ta, duhet të jetë i njëjtë, në nivel maksimal edhe për Ilir Metën, Armando Dukën, Agim Ademin, e cilindo nga shpura e tyre që shkelën ligjin sot!", shkruan Braçe