Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Turneu kombëtar i shkollave 9-vjeçare, "Cappy Cup"drejt fazës së 1/8

Shkruar nga NEWSPORT
Turneu kombëtar i shkollave 9-vjeçare, "Cappy Cup"drejt

Turneu kombëtar i shkollave 9-vjeçare, "Cappy Cup", ku marrin pjesë 2000 djem dhe vajza për 6 rajonet e Federatës Shqiptare të Futbollit, pas afro 1 muaj e gjysëm, ka përfunduar të gjitha ndeshjet sipas rajoneve, dhe tani do të fillojë faza e 1/8.

1/8 do të luhet  në këtë mënyrë:

Rajoni Tiranë, përfaqësohet me 2 skuadra.
Rajoni Fier, përfaqësohet me 2 skuadra
Rajoni Shkodër, Durrës, Elbasan dhe Korcë, nga 1 skuadër. 1/8 do të zhvillohen me përafërsi gjeografike për të lehtësuar zhvillimin e tyre në kohë, sipas kësaj skeme: Në datën 25 nëntor Shkodra do të përballet me Tiranën, Fieri me Tiranën, Elbasani përballet me Korçën, Durrësi do të përballet në Fier.

Sipas informacioneve të grumbulluara nga përgjegjësit e Zyrave Rajonale të FSHF, përfundimi i ndeshjeve në grupe ka shkuar më së miri. Interesimi i shkollave, por edhe i fëmijëve ka qenë shumë i kënaqshëm. Në përfundim të fazës së 1/8,  në datën 27 nëntor do të zhvillohen gjysëm finalet për "Cappy Cup". Ndeshjet do të luhen në qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Vlen të përmëndet se Federata Shqiptare e Futbollit dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, kanë mbështetur iniciativën e "Cappy Cup", për përhapjen dhe masivizimin e futbollit nëpër shkolla.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga