Do të nisë nga kjo javë turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-13, U-14 dhe U-15. Ky turne ka si qëllim evidentimin e elementëve të rinj që aktivizohen në kampionatet rajonale të FSHF-së dhe vëzhgimi i mëtejshëm i tyre nga stafi i ekipeve Kombëtare, për të përzgjedhur më tej futbollistët e rinj të ekipeve kombëtare të moshave. Ky turne është fryt i një pune disa mujore, ku trajnerë dhe specialistë të ekipeve kombëtare ndjekin nga afër stërvitjet dhe seleksionimet e ekipeve rajonale, ku bëhet edhe përzgjedhja e talenteve të reja që marrin pjesë në këtë turne që zhvillohet dy herë në vit.
Në këtë turne do të marrin pjesë ekipet përfaqësuese rajonale të këtyre tre grup-moshave nga Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra, Elbasani, Korça, Lezha dhe Gjirokastra.
Ndeshjet e grupeve do të nisin nga e hëna e 6 dhjetorit, ndërsa finalet që do të përcaktojnë fituesin e secilës grup-moshë do të zhvillohen në datat 15 dhe 16 dhjetor në stadiumet “Selman Stërmasi” dhe “Elbasan Arena”.
Në bazë të rregullores së këtij aktiviteti, kohëzgjatja e çdo ndeshjeje do të jetë; për moshën U-13 me 2 pjesë nga 30 minuta; për moshën U-14 me 2 pjesë nga 35 minuta; për moshën U-15 me 2 pjesë nga 40 minuta. Në rast barazimi nuk do të aplikohet koha shtesë, por goditjet e 11-metërshave që do të pëcaktojnë edhe fituesin e çiftit. Ndeshjet e fazës së grupeve do të zhvillohen në Tiranë dhe Fier (Qendra Ekipeve Kombëtare në Kamëz dhe aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”).
Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-15, U-14 & U-13
Kalendari i ndeshjeve:
U-14 dt.2009: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë
Dt.06.12.2021 (E Hënë)
Tirana – Lezha
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz Mosha U-14, ora 10:30
Durrës – Shkodër
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz Mosha U-14, ora 10:30
- Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
Fituesit e çifteve 1 dhe 2
Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare”, Kamëz Mosha U-14, ora: 12:00
Humbësit e çifteve 1 dhe 2
Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare”, Kamëz Mosha U-14, ora: 12:00
U-14 dt.2009: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër
Dt.07.12.2021 (E Martë)
Fieri – Gjirokastër
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-14, ora: 11:00
Korça – Elbasani
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-14, ora: 11:00
- Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
Fituesit e çifteve 1 dhe 2
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-14, ora: 11:00
Humbësit e çifteve 1 dhe 2
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-14, ora: 11:00
U-15 dt.2008: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë
Dt.08.12.2021 (E Mërkurë)
Tirana – Lezha
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz Mosha U-15, ora: 10:30
Durrës – Shkodër
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz Mosha U-15 ora: 10:30
- Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
Fituesit e çifteve 1 dhe 2
Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare”, Kamëz Mosha U-15, ora: 12:00
Humbësit e çifteve 1 dhe 2
Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare”, Kamëz Mosha U-15, ora: 12:00
U-15 dt.2008: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër
Dt.09.12.2021 (E Enjte)
Fieri – Gjirokastër
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-15, ora 11:00
Korça – Elbasani
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-15, ora 11:00
- Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
Fituesit e çifteve 1 dhe 2
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-15, ora 12:30
Humbësit e çifteve 1 dhe 2
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-15, ora 12:30
U-13 dt.2010: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër
Dt.13.12.2021 (E Hënë)
Tirana – Lezha
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz Mosha U-13, ora 10:30
Durrës – Shkodër
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz Mosha U-13, ora 10:30
- Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
Fituesit e çifteve 1 dhe 2
Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare”, Kamëz Mosha U-13, ora: 12:00
Humbësit e çifteve 1 dhe 2
Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare”, Kamëz Mosha U-13, ora: 12:00
U-13 dt.2010: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë
Dt.14.12.2021 (E Martë)
Fieri – Gjirokastër
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-13, ora 11:00
Korça – Elbasani
Aneksi i stadiumit “Loni Papuciu” Fier Mosha U-13, ora 11:00
- Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
Fituesit e çifteve 1 dhe 2
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-13, ora 12:30
Humbësit e çifteve 1 dhe 2
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-13, ora 12:30
Finalet
Dt. 15.12.2021 (E mërkurë)
Fituesit e moshës U-15 në Kamëz dhe në Fier
“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz ose Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë ose “Elbasan Arena” Mosha U-15, ora: 18:00
Dt. 16.12.2021 (E enjte)
Fituesit e moshës U-14 në Kamëz dhe në Fier
“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz ose Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë ose “Elbasan Arena” Mosha U-14, ora: 11:00
Fituesit e moshës U-13 në Kamëz dhe në Fier
“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz ose Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë ose “Elbasan Arena” Mosha U-13, ora: 12:30