UEFA ka publikuar oraret zyrtare të turit të dytë kualifikues të Euopa Ligës. Kukësi dhe Shkëndija do t’i luajnë ndeshjet e para të enjten e 14 korrikut në transfertë, ndërsa ndeshjet e kthimit një javë më vonë, më date 21 korrik, si vendase.
[caption id="attachment_14327" align="alignleft" width="300"] Shkëndija duke festuar golin e parë ndaj Krakovias[/caption]
Takimi Austria e Vienës – Kukësi do të fillojë në orën 21:05 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Ernest Happel” të Vienës. Ndërkohë, takimi i kthimit Kukësi – Austria e Vienës do të fillojë në orën 19:30 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Takimi Neftçi Baku – Shkëndija do të fillojë në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “8KM” në Baku. Ndërkohë, takimi i kthimit Shkëndija – Neftçi Baku do të fillojë në orën 20:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Filipi II” në Shkup.