Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Turbina "tupëron" Flamurtarin, Erzeni dhe Besëlidhja bëjnë detyrën

Shkruar nga NEWSPORT

Janë luajtur ditën e sotme 3 ndeshjet e javës së 3 në "Play Out" e Kategorisë së Parë. Në Grupin A, Erzeni ka mposhtur në shtëpi 2-1 Partizanin B duke marrë kështu një 3 pikësh qetësie. Me këtë triumf, Erzeni renditet në vendin e dytë në zonën e "Play Out" me 23 pikë, 3 më pak se Besëlidhja, ndërsa Partizani B ndodhet në vendin e 4-të me 18 pikë.

Fitore ka marrë edhe Besëlidhja në shtëpi ndaj Veleçikut me rezultatin 2-1. Vendasit nuk diskutuan fitoren duke shënuar 2 gola, ndërsa Banushaj ripahi ndeshjen, por goli i tij shërbeu vetëm për statistik. Me këtë 3 pikësh, Besëlidhja kryeson renditjen e "Play Out" me 26 pikë, ndërsa Veleçiku mbyll klasifikimin me 10 pikë.

Në Grupin B, Turbina ka turpëruar me rezultatin 4-0 Flamurtarin në sfidën e vlefshme për "Play Out". Vlonjatët kanë bërë një sezon zhgënjyes, ndërsa tani renditen në vendin e 3-të me vetëm 11 pikë, kurse Turbina në vendin e parë me24 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga