
Interi arriti të merrte një fitore të rëndësishme ditën e djeshme ndaj Torinos në transfertë me rezultatin e pastër 0-3 duke mos iu ndarë Juventusit. Por fitorja ka lënë me pasoja zikaltërit pasi kanë humbur një prej titullarëve për shkak dëmtimi.
Bëhet fjalë për Barellan që la fushën e lojës i dëmtuar. Ditën e sotme mesfushori ka kryer analizat dhe dëmtimi duket më serioz nga se parashikohej. Interi në faqen zyrtare ka njoftuar se Barella do t'i nënshtrohet një operacioni në gju dhe sipas mediave koha e rikuperimit pritet të zgjas rreth një muaj. Tashmë infermierisë zikaltër i shtohet edhe një tjetër lojtar, pas Sanchez, Asamoha, Sensi dhe Politanos.
Poll