Pas shumë ofertave që kanë ardhur nga Kina për Hose Munjon, ky i fundit ka dhënë një përgjigje për të gjitha aludimet që po fliten këto ditë. Për “Sky Sports” ai ka dhënë një intervistë, ku ka pranuar se ka marrë oferta të majme, por ka thënë se është ende i ri për të lënë futbollin profesional.
“Paratë e Kinës janë tërheqëse, por unë e dua nivelin më të lartë të futbollit. Jam shumë i ri për të shkuar në një vend si Kina”, ka thënë fillimisht Mourinho për “Sky Sports”.
“Unë dua të qëndroj në vendin më të vështirë dhe të fitojë”, ka përfunduar trajneri portugez.
Murinjo ka vetëm 6 muaj që ka marrë drejtimin e Manchester United, me të cilin ka një kontratë 3 vjeçare të cilën duhet të respektojë.