
Pas afrimit të Bernard Berishës te Terek Grozny, shkon në tre numri i shqiptarëve në ekipin rus. Të quajtur ndryshe “BBR”, Bernard Berisha, Odise Roshi dhe Bekim Balaj po "çmendin" Rusinë.
Të tre kanë nisur stërvitjen ditën e sotme, por para se të fillonin punën ata kanë gjetur pak kohë për të ruajtur një kujtim nga kjo eksperiencë e veçantë në Rusi, duke bërë një foto.
Kujtojmë, Berisha iu bashkua Balaj-t dhe Roshi-t pak ditë më parë, pasi u transferua nga Anzhi Makhachkala, duke shtuar numrin e lojtarëve shqiptar në Kampionatin Rus.
Poll