Teuta do të zbresë sot në fushë për të luajtur ndeshjen e kthimit ndaj Inter Escalades. Kampionët e Shqipërisë do të luajnë në Andorra dhe ndeshje do të startojë në orën 17:45.
Takimi i parë i luajtur në Durrës është mbyllur me fitoren 0-2 për skuadrën e Interit, ndërsa durrsakët do të tentojnë të përmbysin rezultatin për të kaluar në turin e 3-të të Conference League.
Sfida e sotme e Teutës do të transmetohet pa pagesë në RTSH Sport në orën 17:45. Një lajm I mirë për të gjithë tifozët që duan të ndjekin këtë ndeshje live në Tv.

Poll