
Bylis luan në transfertë me Teutën, të shtunë në 19:00. Sfida e javës së 32-të vlen për Superligën shqiptare, me miqtë e Dovedan që nuk do kenë të gatshëm Franklin Ntephe. Futbollisti i Bylis ka marrë kartonin e katërt të verdhë në sfidën e fundit me Tiranën, duke u detyruar ta bëjë pushim këtë javë.
Ballshiotët janë në garë për mbijetesën, teksa për momentin ndodhen në vendin e tetë që të çon në ndeshjen shtesë, teksa ndjejnë presionin e Skënderbeut që gjendet një pikë poshtë tyre. Sfida me Teutën vlen për objektiva të ndryshme te skuadrat, ndërsa Bylis do kërkojë mos dalë pa pikë.
Poll