Partizani do të luajë të shtunën në transfertë kundër Skënderbeut, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Kjo sfidë është programuar të zhvillohet në orën 19:00. Të kuqtë vijnë në këtë takim pas triumfit 1-0 kundër Apolonisë.
Goli i shënuar nga Jasir Asani i dha 3 pikë mjaft të rëndësishme kryeqytetasve. Kombinimi i Çinarit me fantazistin prodhoi pikërisht triumfin e kuq. Dy ditë para takimit, klubi i kuq ka postuar në faqen zyrtare në Instagram momentin e golit të Asanit duke e shoqëruar me diçiturën: "Vazhdon".

Poll