Dënimi i Xhakës dhe Shaqirit me gjobë nga FIFA ka nxitur një sërë reagimesh jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Zvicër. Dy lojtarët shqiptarë të përfaqësueses Helvete u ndëshkuan nga qeveria e futbollit botëror për shkak të mënyrës së festimit në sfidën kundër Serbisë. Si Graniti, ashtu edhe Shaqiri festuan duke bërë shenjën e shqiponjës, veprim që nxiti reagimin e Federatës së Serbisë.
Kaq ka mjaftuar dhe tashmë në mediet zviceriane kanë nisur të tallen, por gjithashtu edhe të ironizojnë faktin se si dy lojtarët e tyre u ndëshkuan vetëm për një shenjë me duar. Tashmë në rrjetet sociale po qarkullon një foto ku ilustrohen lojtarët e Zvicrës dhe trajneri Vladimir Petkoviç i cili mëson futbollistët se çfarë shenjash duhet të përdorin. /Newsport.al./