Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajnerin e SKËNDERBEUT s'e tremb TEUTA, 'kërcënon' KUKËSIN: Kam lojtarë të mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Trajnerin e SKËNDERBEUT s'e tremb TEUTA,

Nesër, Skënderbeu do të luajë në transfertë kundër Kukësit, ndeshje e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Ky takim është mjaft i rëndësishëm për korçarët që do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv.

Përpara sfidës, ka folur trajneri Orges Shehi. Tekniku i korçarëve shprehet optimist teksa synon 3-pikëshin ndaj verilindorëve. Për mikrofonin e Supersport, Shehi ka deklaruar:

"Kemi pasur një ndeshje me rezultat jo të mirë kundër Teutës, por me një lojë të mirë. Kjo na bën optimist.

Radas dhe Krasniqi do të mungojnë. Situata është e mirë dhe do e justifikojmë mungesën e këtyre lojtarëve. Jemi shumë të kënaqur, me ekipin, po luajmë futboll, kemi energji dhe jam i kënaqur me lojtarët e mi.

Kampionati është i gjatë dhe mund të fitosh me këdo dhe të humbësh me këdo. Është garë e fortë dhe është shumë shpejt për t'u parashikuar diçka", ka përfunduar ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga