Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i SKËNDERBEUT i sinqertë: UEFA na ka përjashtuar përjetësisht, shpresoj të reagojmë

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i SKËNDERBEUT i sinqertë: UEFA na ka përjashtuar

Ilir Daja ka folur pas humbjes 2-1 kundër Vllaznisë. Trajneri i Skënderbeut deklaroi pas takimit të luajtur në "Loro Boriçi":

"Pritej një farë mase nga UEFA me atë që ishte trajtuar kohët e fundit, pasi në fund të fundit është organ i instaluar brenda saj. Unë jam i fundit që mund të trajtoj situatën që ka ndodhur mes klubit dhe UEFA-s.

Pozicioni im lidhet me një situatë në kushtet e një dyshimi për disa vite më para, që po e vuajmë ne sot. Ajo që ka kërkuar UEFA për Skënderbeun është të thuash përjashtim i përhershëm. Nuk janë pak 10 vite dhe tashmë mendohet ekzistenca e klubit. Gjithë kjo situatë për dy ditë ka ndikimin e vet. Lojtarët u futën në fushë jo me motivimin maksimal. Tentuam të reagonim. Në pushim dhe në përfundim të ndeshjes kam folur me tone të larta me ekipin.

Kjo ndodh për shkak të situatës, por edhe për shkak të diferencës së pikëve. Osmani ndjeu një dhimbje në gju, ndërsa Vangjeli ishte i dëmtuar në mes. Ishin ndërrime të detyruara. Ndërsa për Radasin doja të fuqizoja fazën sulmuese. Duke parë që edhe Dita nuk është mbrojtës, mendova të ndërroj Radasin, por pastaj e ndërruam zëvendësimin.

Ne në çdo fushë që do shkojmë, do të jemi të paragjykuar për tolerim. Kush e pa ndeshjen sot, e pa që ishte një skuadër që luante me akademizëm. Të marrësh një vendim të tillë para dy ditësh, sigurisht nuk është e lehtë për t'i motivuar. Nuk e kemi toleruar sot sfidën. Për 2 ditë është tmerrësisht e vështirë që ta çosh ekipin të motivuar. Kam që me datë 7 qershor nuk kam pushuar fare. Do të vazhdojmë me forcë për ta ruajtur këtë që kemi bërë deri më sot. Besoj se do të reagojmë.

Këtë situatë duhet ta kalojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe sot, po ta shikoje dukej që është ai Skënderbeu që ka qenë shumicën e lojës. Vendimi i UEFA-s ka ndikuar. Besoj dhe shpresoj që të ndryshojmë sa më shpejt", deklaroi Ilir Daja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga