
"Mlladen Milinkoviç ka folur pas humbjes kundër Skënderbeut. Trajneri i Luftëtarit u shpreh për mikrofonin e Supersport:
Nuk krijuam asnjë rast serioz deri në fund. Skënderbeu është skuadra e vetme që ka luajtur më mirë se ne në Gjirokastër. Ata e merituan fitoren. Sigurisht nuk jam i kënaqur nga ky rezultat, por duhet të jemi realistë që ata i merituan 3 pikë sot.
Prisja të luanim pak më mirë, sidomos në 20 minutat e para. Çdo aksion i yni niste me topa të gjatë. Pashë që djemtë kishin mjaft presion. Pas golit, filluam të luanim disi. Por, nuk ishte e mjaftueshme të fitonim përballë Skënderbeut.
Shpresova të luanim në mesfushë me qëllim t'i ndalonim sulmet e atyre dhe të bënim më shumë për sulmuesët tanë. Por, humbja e topit në qendër të fushës, ia bëri më të lehtë Skënderbeut që ka një kundërsulm përfekt", përfundoi ai.