Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i Laçit optimist pas fitores me Korabin: Kemi dëshirë për t'u ringritur, presim dhe një afrim tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Laçit optimist pas fitores me Korabin: Kemi dëshirë

 

Pas fitores 1-0 në transferteë me Korabin, tekniku laçian Bledar Sinella u shfaq mjaft optimist për vazhdimësinë e ekipit të tij në ndeshjet e radhës.

Në intervistën pas ndeshjes trajneri flet për fitoren e sotme, ekipet që ka kundërshtarë direkt dhe për një afrim që pritet të ndodhë ditët e fundit të merkatos.

"Ndeshja e sotme përballë Korabit ishte një ndeshje delikate me një kundërshtar direkt për mbijetesë. Por çdo gjë shkoi sipas parashikimit dhe i morëm 3 pikë. Mentaliteti i ekipit ka ndryshuar nga afrimet e bëra në këtë merkato dhe skuadra ka më shumë cilësi dhe dëshire për të fituar. Kjo nuk është ndeshja e parë që ne bëjmë paraqitje të mirëm, por ësshtë vetëm fillimi për një ecuri pozitive".

Ndër të tjera ai shton: "Siç e kam thëë përpara ndeshjes, kisha shumë besim se do ta merrnim këtë fitore dhe sigurisht që këtë besim e mbeshtes te forca, karakteri i grupit dhe dëshira për t'u ringritur".

I pyetur se kush ekip mendon se do të jet pas tij në klasifikim ai thotë: "Nuk më pëlqen të bëj llogari të të tjerëve dhe ne do i marim me seriozitet ndeshjet një nga një për të marrë rezultate pozitive dhe të mund të qëndrojmë në këtë kategori"

Përsa i përket ndeshjeve në kupë tekniku laçian shprehet se: "Fillimisht duhet të fokusohemi te ndeshjet e radhës dhe ta llogarisim fitoren e sotme si 6 pikë pasi ishte një ndeshje e vështirë në transfertë dhe ekipi nuk është 100% në formën optimale. Ne presim të afrojmë një lojtar tjetër dhe besoj që sa më shumë të luhet aq më shumë do konsolidohemi. Përsa i përket kupës ne do të vazhdojmë punën tonë", përfundon trajneri Sinella.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga