Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Trajneri Juric “kryqëzon” Etrit Berishën: Nuk pranon të jetë rezerv dhe stërvitet keq, do luajë vetëm kur të mos ketë asgjë tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri Juric “kryqëzon” Etrit Berishën: Nuk pranon

Situata e Berishës te Torino ka arritur kulmin dhe nuk ka kthim pas. Portieri shqiptar dhe trajneri Juric kanë shkëputur cdolloj marrëdhënie që kanë patur me njëri-tjetrin. Në konferenën për shtyp para ndeshjes së sotme me Cremoneses, trajneri Juric nuk është rezervuar fare për gardianin kuqezi.

"Ai lufton për të qenë portieri i dytë dhe stërvitet keq. Është shumë e thjeshtë. Është e dëmshme për ekipin kur dikush stërvitet keq, nga këndvështrimi im dhe jo vetëm portieri, por çdo lojtar tjetër. Kushdo që nuk stërvitet mirë ai, mbetet jashtë. Stërvitja me frymën e duhur është ndryshe për një portier që pranon rolin e tij.

Vitin e kaluar Berisha kishte dhënë një kontribut të madh kur kishte luajtur në shumë ndeshje, por më pas këtë vit ai nuk pranonte të ishte i dyti. Ai donte të largohej, por nuk e gjeta dot zgjidhjen. Preferoj që për momentin të stërvitet ndaras dhe Gemello të bëjë të dytin. Ne rast urgjence është lojtar torinez dhe do ta përdor pa problem nëse nuk mund te bëj asgjë tjetër.”-tha Juric.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga