Teuta arriti të rikthehej te fitorja pas barazimit të fundit ndaj Luftëtarit. Durrsakët fituan pastër 3-1 ndaj Vllaznisë madje edhe më përmbysje. I ftuar në emisionin “Pressing”, trajneri i Teutës Edi Martini u shpreh se ndaj Tiranës skuadra e tij bëri lojën më të mirë.
“Po tregohet në fushë që nuk ka diferenca, edhe pse në letër pritet ndryshe”.
“Kukësi është ekipi që bën futbollin më të mirë. Me atë grup, e kisha parë me lehtë lart në renditje. Nisur edhe nga situata që ka kaluar Partizani. Kanë grupin më të mirë”, u shpreh Martini.
“Kundër Tiranës kemi bërë lojën më të mirë tonën pavarisht si rrodhën ngjarjet. Mendoj se Tiranën e ka ndihmuar zoti si me ne edhe ndaj Vllaznisë në Shkodër, por mendoj se kanë një ekip për titull kampion. Nëse nuk do të ndodhte ato dy gabime aksidentale mund të mos fitonte Tirana ndaj nesh”, u shpreh Martini.