
Edi Martini ka folur pas fitores 1-0 kundër Partizanit. Trajneri i ri i Teutës deklaroi për mikrofonin e Supersport:
"Është shumë e rëndësishme ta fillosh me fitore. Është një fitore me ekipin kampion. Jam i lumtur, pas disa vuajtjeve, arrijmë të triumfojmë.
Nuk duhet të diskutoj çfarë ka ndodhur. Edhe para një jave u dënua nga arbitrat. Ka shumë veprime që ndikojnë në rezultat. Megjithatë ishte një ndeshje e luftuar, pavarësisht kartonave të kuq. Dha zemrën në fushë, ky ekip ka karakter, ka zemër, ka shpirt.
Për ne të rëndësishme ishin sot 3 pikët. Ishte një fitore për moralin e skuadrës. Dua të falënderoj edhe Shkëmbin pasi më ka lënë një ekip mjaft të mirë. Nuk kam punuar shumë me skuadrën. Shpresoj që në të ardhmen t'i realizojmë objektivin.
Planet e së ardhmes janë që të marrim 3 pikë në Vlorë. Si Partizani ashtu edhe Flamurtari vlen 3 pikë. Beqja bëri një gabim dhe na la keq. Gjithësesi ai la zemrën në fushë. Kush ka qenë sportist arrin ta kuptojë. Do ta shohim në të ardhmen për të mos u përsëritur më këtë gabime.
Largimi i trajnerit kishte krijuar një atmosferë të zymtë. Kam punuar dhe biseduar me gjithësecilin lojtar. Jam munduar të liroj gjendjen psikologjike të çdo futbollisti", përfundoi ai.