Humbja në derbi ndaj Tiranës me rezultatin 2-1, rezultoi fatale për trajneri e Partizanit Franco Lerda, i cili u largua nga klubi i kuq. Për stolin e Partizanit tashmë janë disa emra që lakohen, midis tyre Orges Shehi dhe Ilir Daja, teksa në skenë dalin kandidatura të tjera.
Gazetari i njohur Tami Kona, i ftuar në studion e "Pressing" zbuloi një emër tjetër të mundshëm për stolin e Partizanit. Sipas tij një emër intrigues është ai i Mirsad Jonuz, pas rezultateve të mira me shkodranët.
Kujtojmë që klubi i Partizanit ka deklaruar se për trajneri e ri do të vendosë në janar, teksa tani grupin e udhëheq Kalari dhe Genc Tomori.
Poll