
Luftëtari barazoi ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Teutës duke marrë një rezultat pozitiv duke parë që përballë kishin një kundërshtarë të vështirë. Sfida e radhës do të jetë si një "finale" për gjirokastritët pasi do të luajnë në transfertë ndaj Flamurtarit. Të dyja skuadrat mbyllin tabelën e klasifikimit dhe diferenca mes dy ekipeve është 3 pikë. Ditën e sotme trajneri i Luftëtarit, Marantas foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Flamurtarit.
"Për mua kjo ndërprerje nuk ishte e mire për ne pasi kishim gjetur ritmin e duhur. Kemi pasur disa probleme me lojtarët pasi kanë shfaqur dëmtime, por nuk janë asgjë serioze".
Flamurtar? "Flamurtai ka lojtarë me eksperiencë dhe ne nuk kemi një sulmues si Sukaj. Flamurtari është një skuadër me eksperiencë të madhe në Shqipëri dhe barazimet që kanë marrë ndaj skuadrave të mëdha nuk janë rastesisht.
Ne krijojmë raste të shumta para portës dhe kjo është një gjë pozitive, por finalizimet janë edhe çështje fati. Unë u them lojtarëve të mendojnë për të dyja repartet pasi në mbrotje jemi shumë mirë.