Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i Luftëtarit optimist, Ahmataj: Kemi shumë mundësi të mbijetojmë, ju tregoi dy afrimet e reja

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Luftëtarit optimist, Ahmataj: Kemi shumë mundësi

Luftëtari ka larguar nga drejtimi i skuadrës Gentian Mezanin dhe ka afruar trajnerin Julian Ahmataj. Pas humbjes së thellë ndaj Kastriotit tekniku vlonjat u larguar dhe tashmë në krye të skuadrës është Ahmataj që ka marr përsipër të shpëtoi gjirokastritët nga rënia nga Kategoria. Në një prononcim për "RTSH Sport" trajneri më i ri i Luftëtarit shprehet optimist dhe ka besim se skuadra e tij do të arrij të mbijetoj në fund të sezonit.

"Një sfidë e vështirë për të gjithë neve që kemi marrë përsipër të nxjerrim Luftëtarin nga gjendja ku edhe ndodhet aktualisht. Për të arritur synimet që ke, si skuadër duhet që të punosh dhe të sakrifikosh shumë. Rezultati vjen nga fusha, e natyrisht duhet edhe fat".

Merkato?"Luftëtari e ka boshtin e skuadrës, me portierin qendërmbrojtësit, mesfushorët dhe sulmi. Kemi firmosur me një qendërmbrojtës dhe sulmues nga Greqia të dy të afirmuar dhe do na bëjnë punë".

Objektivi i mbijetesës? "Ka shumë mundësi, por duhet që të bëhemi të gjithë bashkë edhe tifozët duhet që të rikthehen. Skuadra duhet të japë më të mirën në çdo ndeshje".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga