
Laçi dhe Kukësi barazuan 2-2 në Kamëz. Ndeshja u vendos në fundin e saj, me kurbinasit që barazuan dy herë avantazhin e verilindorëve. Për mikrofonin e Supersport, pas ndeshjes foli edhe trajneri i Laçit, Vukicevic i cili u shpreh:
"Është hera e 3 që pësojmë dhe më pas reagojmë. Në pjesën e parë nuk ishim fare në fushë dhe mund të kishim pësuar më shumë se një gol. Në pjesën e dytë, kemi shënuar dy gola, një shtyllë, kishim një rast tjetër dhe mund të themi që në pjesën e dytë kishim shanse për të fituar.
Nëse shikon të gjithë ndeshjen, kundërshtari luajti më mirë se ne. Nuk I kemi bërë gjërat siç duhet në pjesën e parë, por pozitive është që kthejmë një rezultat dhe tregojmë se kemi një ekip me karakter që nuk dëshiron të humbasë.
Guindo nuk ka shënuar gol në takimet e tjera e për këtë donim ta provonim ndryshe me Guindo që të luante 20 minuta nga fundi. Bytyci është një lojtari i ri, por ka shumë gjëra të mira. Nuk isha I kënaqur si luajti lojtari në pjesën e parë e për këtë arsyr vendosa të futej Bytyçi. I thash që të mos kishte asnjë problem dhe të luante I qetë dhe ai ia doli.
Nuk bëj diferenca mes skuadrës që luajti në Europë dhe skuadrës tani. E di që është e vështirë të stërvitesh gjatë verës dhe të mos kesh kohë të bësh pushime. Pas 20 ditësh filloi sezoni dhe nuk mund të ndryshosh shumë lojtarët. Jam I lumtur me gjendjen fizike dhe mendoj se rezultatet do të vijnë. Kemi pasur 3 ndeshje shumë të vështira që në fillim, pres tani me Tiranën të jetë një tjetër ndeshje e vështirë".