Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Trajneri i Kombëtares shqiptare tregon bisedën me Hysajn: Po kalon momente të vështira, kengën e kishte dëgjuar nga "La Casa de Papel"

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Kombëtares shqiptare tregon bisedën me Hysajn: Po kalon

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja ka folur për situatën e Elseid Hysajt. Mbrojtësi shkodran ka qenë në qendër të kritikave gjatë këtyre ditëve për shkak të këngës "Bella Ciao" që këndoi gjatë grumbullimit me Lazion.

Tifozët lacial njihen si pro fashizimit dhe kanë kërkuar llogari e madje e kanë ofenduar Hysaj për këtë këngë që njihet si himni i partizanëve. Në një prononcim për mediat italiane, Reja tregon bisedën që ka bërë me Hysajn gjatë këtyre ditëve, ndërsa ka zbuluar se mbrojtësi kuqezi është dëmtuar shumë nga banderola e fundit e tifozëve.

"Banderola e fundit e kishte dëmtuar shumë. Po kalon momente të vështira. Nuk e mendonte se do të ndodhte diçka e tillë. Nuk është person i përkushtuar për politikën, as jashtë futbollit. Edhe në ekipin kombëtar kushdo që është në thirrjen e parë, vjen duke kënduar një këngë në shqip. Hysaj më tha se e kishte dëgjuar "Bella ciao" teksa shikonte "La Casa de Papel", u shpreh Reja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga