
Pas barazimit 1-1 kundër Kamzës, trajneri i Besëlidhjes, Alban Bruka u shpreh i zhgënjyer që ekipi i tij nuk u ngjit në Superligë.
"Nuk jam i kënaqur me 15 mintuat e para. Ndoshta fakti që na duhej vetëm fitorja ka ndikuar në aspektin psikologjik të skuadrës.
Nuk dua t'ia vendos fajin shtyrjes së ndeshjes për këtë rezultat të sotëm.
Mendoj se nuk kishim fat. U ndëshkuam pas një gabimi kur na shënoi Kamza, por arritëm të barazonim dhe të kërkonim fitoren.
Nuk ia dolëm dhe na vjen keq, pasi kemi bërë një kampionat të mirë.
Ky grup ka dhënë shumë këtë sezon si në Kupë dhe në kampionat. Edhe Kamza ka bërë një sezon shumë të mirë, sepse kemi garuar deri në fund.
Por, futbolli ndaj është i bukur, sepse ka emocione. Në fakt, skuadra që gabon më pak arrin të fitojë", tha trajneri i Besëlidhjes në TVSH për emisionin "E hëna Sportive".