Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i Flamurtarit zbulon objektivin dhe merkaton: Synojmë Kupën, më pas titullin kampion. Këto do të jenë lëvizjet në merkato

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Flamurtarit zbulon objektivin dhe merkaton: Synojmë Kupën,

Gentian Mezani ka folur nga Antalia, ku ndodhet me skuadrën e tij duke zhvilluar një mini-fazë përgatitore. Trajneri i Flamurtarit bëri një përmbledhje të ecurisë së ekipit të tij, dhe gjithashtu zbuloi objektivin për në vazhdim për kuqezinjtë.

"Kemi nisur 3 ditë në qytetin e Vlorës, ndërkohë që kemi 4 ditë këtu. Ritmet kanë qenë intensive dhe ngarkesat kanë qenë të larta, pasi është një fazë shumë e shkurtër.

Kemi larguar 5 lojtarë nga ekipi i Flamurtarit. Iu uroj shumë suksese atje ku kanë shkuar ata çuna. Jemi të hapur për lojtarë të rinj, dhe gjithashtu po shohim në merkato për të pasur futbollistë që mund të driblojnë titullarët, pasi duam që niveli i tyre të jetë i njëjtë.

Kemi vijuar me rezultate pozitive, ku kemi bërë ndeshje të mira. Objektiv normalisht mbetet Kupa, pasi në kampionat skuadrat kryesuese janë larguar shumë. Lojtarët që kam në dispozicion janë mjaft të mirë, i kam profesionistë. Nuk mund të kemi gjithmonë rezultatet pozitive dhe dua t'iu them që dëshira nuk i ka munguar asnjëherë.

Nuk jemi ekip për mbijetesë, pasi shohim përpara për të marrë maksimumin e mundshëm në çdo ndeshje.Do të thosha që Flamurtari është në rrugën e duhur për të arritur objektivin. Unë mendoj që kemi bërë një nisje të keqe, pasi nëse do të kishim bërë një nisje të mirë. I kemi të gjitha mundësitë për të qenë në nivel të lartë. Mendoj që ky grup ka krijuar fizionominë e tij, ka një lojë të njëjtë që e aplikojnë gjithmonë. Sigurisht objektivi i radhës është titulli kampion në sezonet e ardhshme. Drejtuesit po punojnë në këtë fazë.

Do të kemi akoma gjëra më të mira në vazhdim. Do të afrohen lojtarë, të njëjtët në cilësi me këta që kemi në dispozicion. Nesër luajmë ndeshjen e parë miqësore, është e rëndësishme për ne pasi vijmë nga 1 muaj pushimi. E rëndësishme është që gjendja e skuadrës të jetë në nivelin që e përfundoi", përfundoi Gentian Mezani për Supersport.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga