
Futbolli në Shqipëri është ndalur për shkak të bojkotit të Ligës Profesioniste dhe presidentëve të klubeve. I ftuar në emisionin "Fair Play" me gazetaren Enkeleida Zeko ka folur edhe trajneri i Laçit, Armando Cungu. Në fjalën e tij tekniku shkodran foli për skuadrën e tij, ecurinë negative të kombëtares si dhe trajnerët e huaj që kanë ardhur në Shqipëri që sipas tij nuk kanë lënë gjurmë në futbollin shqiptar.
"Nuk është e lehtë kur ke shumë ndryshime në skuadër. Trajneri duhet t'I japi mundësinë çdo lojtari për të fiksuar se cili është në gjendje për të luajtur. Prej një viti Laçi ka pasur fytyrën e vetë të lojës dhe kemi bërë mjaft të mirë. Kontigjenti ka qenë I redektuar, por tani jemi plotësuar në merkato. E kuptoj edhe trajnerin Reja me lojtarët e rinj që kishte në skuadër dhe është e lehtë të komentosh punën e një trajneri.
Në futbollin shqiptar prej shumë vitesh kanë ardhur shumë trajner të huaj, por nuk kanë lënë asnjë gjurmë në futbollin tonë. Na kanë kërkuar sërish ndihmën tonë dhe kur është rregulluar sitata na kanë thënë që të largohemi sërish. Peshën e kampionatit e kanë mbajtur trajnerët shqiptar dhe mendoj se në Kombëtare mund ta drejtojë një trajner shqiptar".