
Kujtimet e ndeshjes historike me Rumaninë duhet të ruhen mirë. Topi, që Armando Sadiku e dërgoi në rrjetë në atë ndeshje, ndodhet në Shqipëri, por jo në shtëpinë e autorit të golit. E ka marrë Andi Lila, i cili tregon: “Ishte një goditje këndi dhe e kisha topin unë, kur gjyqtari sinjalizoi përfundimin e ndeshjen. E mora topin dhe nuk ia dhashë askujt. Më pas mora edhe firmat e gjithë lojtarëve, stafit dhe zyrtarëve të FSHF-së në top. Do të jetë një nga kujtimet më të bukura të karrierës sime”.
Poll