
Apolonia zhvilloi ditën e sotme një ndeshje miqësore ndaj Vllaznisë. Sfida e luajtur në "Loro Boriëi" u mbyll në barazim pa gola edhe pse të dyja skuadrat kishin mjaft raste për shënim. Në fund të këtij takim në një prononcim për mediat presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima u shpreh se skuadra e tij do të synojë qendrimin në Superligë, ndërsa foli edhe bojkotin e kampionatit.
"Ne na duhet të plotësohen kërkesat pasi janë minimale dhe funksionojnë në të gjitha vendet e Europës. Nëse Qeveria dëshiron t'I bëjë mund t'I bëjë edhe pa takim. Topi është në krahun e tyre dhe ne nuk kemi ëfarë të bëjmë. Futbolli po lëngon dhe janë të gjitha spotet që po vuajnë dhe nuk kanë të ardhme. Një ditë do themi që erdhëm sië erdhëm këtu e tani duhet të fillojmë një erë të re. Është një luftë që bëjmë për të gjitha sportet dhe të rinjtë shqiptar.
Ishte një ndeshje e mirë sot me të dyja skuadrat që bënë një paraqitjet mjaft të mirë. Unë nuk kam interesa të fshehura, por kërkesat janë në tavolinë e nuk kam asnjë rol të veëantë në këtë bojkot. Dëshiroj që Apolonia të përmbushi pritshmëritë që kanë tifozët fierak. Ne mund t'I bëjmë futbollistët të pasur, por t'I dërgojnë në kampionatet më të forta. Skuadra jona ka lojtarë të rinj dhe ne shpresojmë që të qendrojmë në Superligë këtë sezon".