
Skuadra e Orikut me stadium të ri. Është klubi vlonjat që përmes një postimi në faqen zyrtare tregon se është ndërhyrë në tapet, i cili do të zëvendësohet si dhe në tribunat e tij.
Kësisoj në edicionin e ri, djemtë e Orikut do të kenë mundësi të luajnë në impiantin e rikonstruktuar. Kushtet e reja të vendosura nga Sektori i Licencimit në Federatën Shqiptare të Futbollit kanë bërë që të ndërhyhet menjëherë.
“Ekipi i K.F Orikut do të ketë mundësinë të luaj të gjitha ndeshjet e këtij sezoni e në vazhdim në një fushë sipas kushteve të përcaktuara nga FSHF. Investimi është bërë i mundur fal bashkëfinancimit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë Vlorë, me kërkesë dhe këmbëngulje të vazhdueshme të presidentit të K.F Orikut, z.Muharrem Jazaj. Në mbështetje të sportit, kjo ëndërr po bëhet realitet”, bëhej me dije në faqen zyrtare të Orikut.