
Laçi ka bërë një tjetër goditje në merkato. Bëhët fjalë për Klaudjo Çema i cili rikthehet në Kategorinë Superiore pas dy vitesh mungesë. Qendërmbrojtësi ka firmosur me skuadrën laçiane duke shtuar alternativat në fazën mbrojtje trajnerit Prenga.
Çema ka luajtur me skuadra si Partizani, Kukësi si dhe në Kategorinë e Parë Erzeni, Elbasani dhe së fundmi Dinamo. Gjithashtu mbrojtësi ka luajtur edhe jashtë Shqipërisë me NK Lucko që militon në ligën e dytë kroate.
Poll