Mbrojtësi i djathtë i Luftëtarit Ivan Jakovljevic nuk do të vazhdojë të luajë më për ekipin gjirokastrit. Pamundësia për t’u rikuperuar nga dëmtimi në gju gjatë sezonit të kaluar dhe mungesa e madhe në dy fazat e para të këtij edicioni e kanë shtyrë klubin dhe lojtarin të ndërpresin bashkëpunimin midis tyre. Lajmin e konfirmoi “RTSH Sport”.
Ai iu nënshtrua operacionit, por ai ka rezultuar i paefektshëm duke mos ndryshuar kondicionin e tij fizik. Ish-lojtari i Flamurtarit duhet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrje kirurgjikale. Futbollisti serb ishte njëri prej elementëve kyç që ndihmuan Luftëtarin në sigurimin e pjesëmarrjes në Europa League.
Në vend të tij, klubi ka sjellë Mërgim Nezirin.