
Rikthimi i titutullit të vitit 2015-2016 për Skënderbeun ka krijuar zhurmë në Korçë po jo vetëm, kjo pasi vendimi i marrë nga CAS pak minuta më parë ka bërë që të gjithë tifozët e ekipit korçar ta kthejnë ditën e sotme në një ditë festive.
Reagimet qenë të shumta, nisur nga presidenti Ardjan Takja, Tefik Osmani, gazetarë sportivë dhe shumë personazhe të botës së futbollit, por jo vetëm.
Menjëheë pas vendimit të CAS për rikthimin e titullit për klubin korçar e gëzuar është shfaqur edhe bashkëshortja e presidentit të klubit korça, Mira Takaj. Bashkëshortja e presidentit ka postuar një foto në Facebook, ku shihen trofetë e fituara nga skuadra e Skënderbeut, ku shihet t'i jetë bashkuar dhe titulli i vitit 2015-2016. Si diçiturë në foton e postuar, Mira Takaj shkruan: "Mirmëgjes Shqipëri"!
[gallery columns="1" size="full" ids="225771"]