Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Titulli "Mjeshtër i Madh", presidenti Meta dekoron 3 kampionët e Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dekoruar me titullin "Mjeshtër i Madh" tre legjenda të Klubit të Futbollit Tirana. Pavle Bagaviki, Bujar Tafaj dhe Perikli Dhales janë vlerësuar nga kreu i shtetit për merita të veçanta në fushën e lojës, si shembull suksesi për brezat e rinj.

"Me mirënjohje për kontributin e vyer të dhënë për zhvillimin cilësor të futbollit shqiptar, për personalitetin e gjithanshëm të treguar gjatë karrierës së tyre, për rezultatet e larta të arritura, si dhe për cilësitë e shkëlqyera të dëshmuara si lojtarë, pata kënaqësinë të vlerësoja me Titullin e lartë "Mjeshtër i Madh", tre kampionë të "Tiranës", mesfushorin e shkëlqyer, kapitenin Pavle Bagaviki, portierin e pakalueshëm Bujar Tafaj dhe mbrojtësin legjendar, të paharruarin Perikli Dhales.Futbolli shqiptar ka nderin të ketë në histori skuadrën e "Tiranës", që me rezultatet dhe futbollistët e saj lartësoi jo vetëm emrin e kryeqytetit tonë, por të mbarë sportit shqiptar.

Modeli dhe sukesesi i arritur nga përfaqësuesit e asaj gjenerate të lavdishme futbollistësh, janë shembull frymëzimi për edukimin e fëmijëve me dashurinë për sportin dhe një trashëgimi e çmuar mbi të cilën duhet të mbështetemi për përgatitjen e talenteve të reja, që do ta ngrejnë edhe më lart dinjitetin e fanelës bardhë e blu dhe kuq e zi", shkruan presidenca.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga